Kanada, votuesit i thonë “jo” varrezës myslimane në një referendum lokal
Votuesit i thanë “jo” alokimit të një hapësire për ndërtimin e një varreze të myslimanëve në një referendum në qytezën Saint-Apollinaire në provincën Quebec të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rezultati i referendumit tregoi se 19 votues i kanë thënë “jo” kërkesës për alokimin e varrezës për myslimanët, 16 kanë votuar “pro”, kurse një votë është shpallur e pavlefshme.



