Kanadaja feston 150 vite shtet

Kanadaja feston 150 vite shtet

Me mijëra njerëz janë mbledhur në një kryqëzim në qytetin kanadez Uinipeg për të krijuar gjethen më të madhe të panjës, simbolin e vendit.

Eventi u organizua nga Downtown Winnipeg Biz dhe u filmua nga lart. E kjo, ishte vetëm një pjesë e festimeve të ditës kombëtare, ndërsa Kanadaja shënoi përvjetorin e saj të 150 si shtet.

Në festimet që po mbahen në këtë përvjetor, mori pjesë edhe princi Charles, i cili së bashku me bashkëshorten Kamila, ishin të pranishëm në Ceremoninë e organizuar në qendrën kombëtare të arteve, ku u përshëndet me mijëra njerëz që kishin dalë në rrugë.

Rreth 500 mijë vetë u mblodhën në Ottava, për festimet, mes të cilave një koncert i madh para parlamentit kombëtar, që do të shoqërohet nga akrobaci, fishekzjarrë dhe muzikë.

Shpërndaje në: