Kancelari Scholz nën hetime: Dyshohet se është përfshirë në skandalin 47 milionësh

Periskopi.com Lajme

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, po hetohet nga autoritetet atje.

Kjo për shkak se po dyshohet se ai ishte i përfshirë në skandalin e njohur si “Cum-ex”, gjatë kohës sa Scholz ishte kryebashiak i Hamburg-ut.

Gjykata e Qarkut në Koln e ka lëshuar një urdhër për kontrollimin e e-maileve dhe dokumenteve që i përkasin atij.

Olaf Scholz, ishte kryebashkiak i Hamburgut deri në vitin 2018-të dhe e-mailet dhe dokumentet që do të kontrollohen datojnë nga 1 janari i vitit 2015-të.

Ai po dyshohet se ka mundësuar një favorizim të evazionit fiskal në vlerë prej 47 milionë eurove.

Subjekt i hetimit është edhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i Partisë Socialdemokrate Johannes Kahrs, por edhe politikanë të tjerë.

Prokurorët që po përpiqen të zbardhin se si ka ndikuar klasa e atëhershme politike, në nëntor të 2016- tës, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore me vlerë 47 milionë euro në dëm të bankës Warburg, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv.

I kontaktuar nga mediat zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar se nuk është në dijeni të urdhrit të gjykatës për të kontrolluar email-et e Scholz dhe ka shtuar se kancelari nuk ka asgjë për të fshehur.