Kandidimi i Haxhiut dhe Gërvallës, Kadrijaj: Lojë politike, saktë e dinë se kë nuk e votojmë

Kandidimi i Haxhiut dhe Gërvallës, Kadrijaj: Lojë politike, saktë e dinë se kë nuk e votojmë

As pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk e konstituuan Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic, transmeton Periskopi.

Në vazhdimin e seancës, më 20 gusht, dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk i morën 61 votat e nevojshme.

E lidhur me këtë çështje në një prononcim ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila thotë se propozimet e LVV janë një lojë politike sepse sipas saj ata e dinë saktë se kë nuk e votojnë partitë opozitare.“Loja politike, saktë e din kënd nuk e votojmë”, tha ajo.

Shpërndaje në: