Kanosi një grua, arrestohet 32 vjeçari nga Ferizaj

Kanosi një grua, arrestohet 32 vjeçari nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 32 vjeçar, D.A, nga Ferizaj, i cili po dyshohet se ka kanosur një 31 vjeçare, A.A, në rrugën “Zenel Hajdini”.

Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marrë veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt , dje në mëngjes, kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij arrijnë ta ndalojnë, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë) e cila është konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Shpërndaje në: