Kante ua shkatërron ëndrrën: Fansat kundërshtarë dalin nga stadiumi kur e shohin francezin duke u futur në lojë

Kante ua shkatërron ëndrrën: Fansat kundërshtarë dalin nga stadiumi kur e shohin francezin duke u futur në lojë

Momenti fascinues kur fansat e Tottenhamit dorëzohen nga fitorja pasi e shohin Kanten duke u futur në lojë

Në ndeshjen e 79 të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Chelseat në Carabao Cup, diçka e rrallë ndodhi.

Derisa Tottenhami po mposhtej 1-0 nga Chelsea dhe 3-0 me rezultat të përgjithshëm në gjysmëfinalen e kompeticionit, N’Golo Kante po bëhej gati të futej në fushë, transmeton Periskopi.

Shumë fansa të Tottenhamit tashmë kishin filluar të dalin nga stadiumi, por në momentin që Kante po futej në lojë, disa të tjerë filluan të dilnin.

”Kante po futet dhe disa fansa të Spurs po largohen nga stadiumi në përgjigje,” shkroi reporteri i ‘Goal’, Nizzar Kinsella.

”Nuk mund të jetë koiçidencë që mbështetësit e Spurs po largohen. Mendoj, skuadra po iu humb 3-0 nga kampionët e Evropës, të cilët po e fusin në lojë Kanten në 15 minutat e fundit,” shkroi Mark Worrall. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: