Kaos në Gjermani: Radarët në rrugë po shkatërrohen me qëllim, dëmi arrin në miliona euro

Periskopi.com Tech & Auto

Në Hamburg, që nga 3 korriku, një ose më shumë njerëz kishin dëmtuar njëmbëdhjetë nga gjithsej dymbëdhjetë radarë të instaluar

Që nga 3 korriku, një ose më shumë njerëz në Hamburg kanë dëmtuar njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë radarët e instaluar, ku vlera e secilit radar është rreth 210,000 euro, konfirmoi policia për BILD.

Në një radar, optika u spërkat tetë herë me llak.

Të gjithë radarët në qytet u dëmtuan. Në Am Grindelberg (4 korrik), në Mummelmannsberg (7 korrik), në Mak-Brauer-Allee (12 korrik), në Finkenwerder Landscheideweg (14 korrik).

Policia supozon se motivi i vandalizmit është zemërimi për shkak të kontrollit jashtëzakonisht të rreptë të shpejtësisë.

Nëse autorët kapen, kjo do t’i kushtojë shtrenjtë.

Shkatërrimi i pronës mund të çojë në pesë vjet burg. Pastaj ka kosto për të riparuar radarët e dëmtuar dhe për të kompensuar gjobat e humbura.

Shpërndaje në: