Kapen asamblistët e VV-së mes vete në Gjilan, ndërhyn LDK: Problemet e partisë leni jashtë

Kapen asamblistët e VV-së mes vete në Gjilan, ndërhyn LDK: Problemet e partisë leni jashtë

Një përplasje ka ndodhur mes asamblistëve të Vetëvendosjes në Gjilan, Ismajl Kurteshit dhe kryesuesit, Arianit Sadiku. Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani asamblist në Komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi ka shpërthyer me nervozizëm ndaj kryesuesit të kuvendit Arianit Sadiku i cili vjen po ashtu nga e njëjta parti.

“Qu prej atyhi e le dikë që i del zot atij vendi”, ka deklaruar Kurteshi me nervozizëm pasi Arianit Sadiku ia ka dhënë dy minuta kohë për të folur jashtë rendit të ditës shefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliut.

Kjo e kishte acaruar shumë Kurteshin. Ai i thotë bashkëpartiakut që po ia shqetëson nervat e po e bën hallakam.

“Çka është kjo punë, nuk ka drejt askush me ndërhy në seancat që vazhdojnë. Ku këna mbet aty vazhdojmë. Nëse e ki shok Avdylin, pas seancës, në seancë vetëm sipas rregullores. Mos ja nxirr fundit, po na shqetëson nervat e po na bon hallakam”, u shpreh Kurteshi.

Ndërsa Shefi i grupit të LDK-së Avdyl Aliu i thotë Kurteshit që problemet partiake leni jashtë derës së Kuvendit.

“Nervat edhe problemet partiake që i keni i leni të dera jashtë. Mos i sillni këtu brenda”, tha Aliu.

Pas kësaj përsëri ka reaguar Kurteshi duke i kërkuar kryesuesit t’ia ndal fjalën.

“Mos ja nxjerr bishtin. Ndalja fjalën”, tha Kurteshi.

E kryesuesi ia kthen shumë shkurt “Baca Sami a e kryve”.

Shpërndaje në: