Kapen në flagrancë tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë
Tre persona janë arrestuar në flagrancë mbrëmë, pasi tentuan të eksploatonin zhavorr përreth lumit “Drini i Bardhë”.
Prokuroria Themelore e Prizrenit njofton se lidhur me këtë rast është sekuestruar një kamion dhe një 2 eskavator.
Bëhet e ditur se të arrestuarit, gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”
Një aksion kundër degradimit të mjedisit, Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e pati zhvilluar edhe në muajin qershor.
19 persona ishin arrestuar në aksionin e para gjashtë muajve, ndërsa ishin kapur 40 mjete të kryerjes së veprës penale duke përfshirë:10 kamionë,15 eskavator, 15 makineri seperimi, si dhe prova të tjera materiale, ku vlera totale e sekuestrimit ishte rreth 2 milionë uro./Periskopi/



