Kapen për pronë: Vëllezërit nga Kamenica bëhen ‘llom’ duke u rrahur me njëri-tjetrin

Kapen për pronë: Vëllezërit nga Kamenica bëhen ‘llom’ duke u rrahur me njëri-tjetrin

Pas një rasti të konfliktit mes vëllezërve të raportuar në Prishtinë, një i tillë është raportuar edhe në Kamenicë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: