Kastrati jep edhe një lajm të mirë: Në Pejë nis ndërtimi i 12 shtëpive për familjet në nevojë

Kastrati jep edhe një lajm të mirë: Në Pejë nis ndërtimi i 12 shtëpive për familjet në nevojë

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se kanë nisur ndërtimin e 12 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Pejës.

Kastrati ka bërë të ditur se ka vizituar familjet nevojtare në Komunën e Pejës, ku edhe ua ka kumtuar lajmin se do të bëhen me shtëpi të reja.

Kastrati ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit, do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive për familjet në nevojë.

https://www.facebook.com/halil.kastrati/posts/3246637062028357

Shpërndaje në: