Katër të lënduar në aksidentin te Qendra e Studentëve në Prishtinë

Katër të lënduar në aksidentin te Qendra e Studentëve në Prishtinë

Katër persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes tri veturave në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, tha Pllana./Periskopi/

Shpërndaje në: