KEK-u arsyetohet për humbjen e gjysmë milioni eurove në ditë: E reduktuam vetë prodhimin për koogjenerimin

KEK-u arsyetohet për humbjen e gjysmë milioni eurove në ditë: E reduktuam vetë prodhimin për koogjenerimin

Korporata Energjetike e Kosovës -KEK ka reaguar pas shkrimit të Periskopit të publikuar më 28 shtatorë më titull “Ndodh edhe kjo: Ekspertët e KEK-ut e riparuan gabimisht Bllokun B2, rreth gjysmë milioni euro humbje në ditë”.

Temë boshte e artikullit të Periskopit ka qenë lajmi se “Blloku B2 i Termocentralit Kosova B, nuk është duke prodhuar më kapacitet të plotë, të paktën siç ka prodhuar vitin e kaluar, apo para pak muajve. Pas kthimit nga renovimi vjetorë, ky Bllok, siç ka mësuar Periskopi, është duke prodhuar fiks 199 Mëh, dhe jo 250 MË ashtu siç ka prodhuar pak javë më parë”.

KEK, ka thënë se “Për sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, ekspertët e GE kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, i cili pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor”.

KEK, nuk ka shkuar asnjë fjalë për humbjet rreth gjysme milioni euro në ditë nga reduktimet e prodhimit të energjisë për të cilat ka raportuar Periskopi.

Periskopi qëndron prapa artikullit të publikuar se gjatë fazës së remontit punët nuk kanë shkuar si duhet dhe si rrjedhojë kapacitet prodhuese të Bllokut B2 janë pakësuar. Për më tepër Periskopi ka dërguar pyetje në adresën zyrës së informimit të KEK më datë 26 shtatorë, por kjo zyrë nuk ka kthyer përgjigje në pyetje, por kanë zgjedhur që të lëshojnë një reagim në gjysmë të natës:

Pyetjet e Periskopi që nuk morën përgjigje:

Për hir të raportimit korrekt, Periskopi po e publikon pa ndërhyrje reagimin e KEK, po ashtu edhe artikullin e sotëm.

Reagimi i KEK-ut:

Njoftim mbi informacionet e pavërteta mbi gjendjen e njësisë B-2

Sot, e Mërkurë 28 Shtator, 2022 nga mjetet e informimit publik jemi vënë në dijeni se ka pasur raportime publike të shtrembëruara mbi remontin e njësisë B-2

Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik i njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se gjendja e njësisë B-2 është si në vijim:

Njësia B-2 ka realizuar remontin e rregullt vjetorë në Gusht të këtij viti. Ky remonti është bërë me pjesëmarrjen në inspektim në punët në turbinë nga ekspertët e kompanisë General Eletric (GE). Inspektimi ka rezultuar me disa të gjetura të cilat janë eliminuar. Remonti është bërë po ashtu nën mbikëqyrjen e ekipit të GE.

Për sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, ekspertët e GE kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, i cili pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor.

KEK e ri-thekson se spekulimet e disa mediave lidhur me remontin e njësisë B2 nuk shkojnë në funksion të motivimit të punëtorëve të cilët tashmë kanë dëshmuar gatishmërinë e tyre dhe po bëjnë maksimumin në operimin e njësive prodhuese për të siguruar energji elektrike për qytetarët e vendit, andaj kërkojmë nga të gjithë palët që të mos bien pre e këtyre spekulimeve.

Departamenti i Marrëdhënieve

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

 

Raporti i Persikopit:

Ndodh edhe kjo: Ekspertët e KEK-ut e riparuan gabimisht Bllokun B2, rreth gjysmë milioni euro humbje në ditë

 

Shpërndaje në: