Kelmendi: Në biznesin tim ka njeri që paguhet 6 mijë euro – Nga Kosova po ikin edhe punëtorët me 500 euro rrogë

Kelmendi: Në biznesin tim ka njeri që paguhet 6 mijë euro – Nga Kosova po ikin edhe punëtorët me 500 euro rrogë

Biznesmeni dhe deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi ka thënë se është shqetësuese ikja e të rinjve nga Kosova për në vendet e Evropës për një jetë më të mirë – raporton Periskopi.

Kelmendi në Debat Plus në Tv Dukagjini ka thënë se nuk po ikin edhe njerëzit e papunë, por edhe punëtorët që paguhen 400 – 500 euro.

“Efekti vërehet. Njerëzit me rroga 400 – 500 euro e lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë. Këta të punësuarit po e kanë një përvojë dhe një kulturë pune, dhe ata kur po i ushtrohen disiplinës gjermane në punë, ia dalin ma mirë. Po ikin të rinjtë, edhe të punësuar. Kjo vërehet edhe në punësim”, ka thënë Kelmendi.

Përveç punësimit, Kelmendi ka thënë se ikja e popullsisë vërehet edhe në konsum.

“Një ditë një furraxhi më është ankuar se i ka rënë puna. Kjo është rënie e konsumit të drejtpërdrejt dhe të përditshëm. Për me majt nivelin e punëtorit, po duhet me i rrit çmimet. Po duhet me i rrit edhe pagat për me i mbajt punëtorët. Rroga mesatare është 500 euro në biznesin tim.  Shitësit paguhen 350 euro. Në Kompaninë time ka rrogë deri në gjashtë mijë euro”, ka thënë Kelmendi tutje./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: