Këngëtari britanik falënderon talentin shqiptar për pikturën (Foto)

Këngëtari britanik falënderon talentin shqiptar për pikturën (Foto)

Talenti prej artisti i Endrit Tullës, student i Universitetit të Prizrenit, i ka rënë në sy këngëtarit të njohur britanik, Calum Scott.

Si një adhurues i këngëtarit me famë ndërkombëtare, studenti Tulla e ka pikturuar portretin e Scottit, i cili më pas e ka shpërndarë foton përmes rrjeteve sociale.

Endrit Tulla ka kohë që merret me pasionin e tij që është piktura.

Punën e prezanton vazhdimisht në rrjetet sociale, ku përkundër pëlqimeve që merr nga njerëz nga mbarë bota, ai tashmë po vlerësohet edhe nga figura të njohura ndërkombëtarisht.


Shpërndaje në: