Keqtrajtoi një fëmijë, ndalohet për 48-orë një edukatore në Pejë

Keqtrajtoi një fëmijë, ndalohet për 48-orë një edukatore në Pejë

Një edukatore është ndalur nga Policia për 48-orë nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, yëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi.

“Pas denoncimit të një edukatorje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë dërguar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për hetim. Hapat që ka marrë Prokuroria në Pejë janë që e njëjta nën këtë dyshim është ndaluar për 48 orë, dhe hapat e tjerë po vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale,” ka deklaruar Nikçi./Periskopi/

Shpërndaje në: