Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi
Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur anëtarët e familjes së tij pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, ka kanosur anëtarët e familjes. Njësitë policore kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një revole pa fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Periskopi



