Kërcet boksi në familje: Një nënë rrah djalin, tre baballarë rrahin tre djemtë, katër burra rrahin gratë

Kërcet boksi në familje: Një nënë rrah djalin, tre baballarë rrahin tre djemtë, katër burra rrahin gratë

Dhuna në familja vazhdon të jetë shqetësuese derisa raportimet vazhdojnë të rriten në baza ditore.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjashtë raste të raportuara të dhunës në familje.

Kësaj here, në tri prej këtyre rasteve kemi pasur edhe përfshirjen e fëmijëve. Më saktë, janë keqtrajtuar tre djem, dy prej tyre nga baballarët dhe një prej tyra nga nëna.

Rasti i fundit është raportuar në Drenas. Burri e kishte raportuar në Polici gruan e tij për keqtrajtimin e djalit të tyre.

Në Prishtinë ndërkohë një grua ka lajmëruar burrin se po e kanos dhe keqtrajton psiqikisht vazhdimisht, përcjell Periskopi.

Edhe në Gllogoc ka ndodhur një rast i ngjashëm.

Në Ranillug, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe familjarëve të tij në gjendje të dehur.

E  njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shtime.

Ndërkohë në Pejë një tjetër babë ka sulmuar fizikisht djalin e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: