Kërkesa e Maliqit pas fletëvotimeve me “gabime teknike”: Rivotim në Mitrovicë
Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar procesin e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, i cili po evidenton parregullsi të shumta.
Ai ka bërë me dije se “gabimet teknike” që i ka pranuar edhe kompania sllovene e delegjitimon votimin në këtë komunë.
Në Facebook ai ka shkruar se në Mitrovicë duhet rivotim.
“‘Gabimi teknik’ me fletëvotime, e pranon firma sllovene, delegjitomon votimin! Rivotim në Mitrovicë”, ka shkruar ai./Periskopi/



