Kërkim-shpëtimi në Ujman nga FSK, Rama: Nuk është mirë të politizohet për fushata
Ish gjenerali, Rrahman Rama ka deklaruar se çështja e mbytjes së 33 vjecarit në Ujman, ku po merr pjesë edhe FSK’ja nuk duhet të politizohet, raporton Periskopi.
Ai tha se nuk është hera e parë që FSK ka shkuar në veri të vendit.
“Kjo cështje nuk duhet të politizohet. Nuk është hera e parë që FSK ka shku në pjesën veriore. Kemi shku në 2014, 2016, 2019. Ju kujtohet rasti kur në korrik të 2014 ka qenë një aksident mes dy barkave dhe kemi shku dhe kemi bërë kërkim shpëtimin në Liqenin e Ujmanit”, ka deklaruar ai në T7.



