Kërkohet paraburgim ndaj burrit që vrau gruan në Pejë

Kërkohet paraburgim ndaj burrit që vrau gruan në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Edmond Lajqi, për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai poashtu bëri të ditur se seanca pritet të mbahet sonte në Gjykatën Themelore të Pejës.

“Është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për vrasje të gruas se tij. Seanca pritet të mbahet sonte në Gjykatën Themelore të Pejës”, tha Shkodran Nikçi për klankosova.tv

Shpërndaje në: