Kërkohet paraburgim për marrje ryshfeti të një zyrtari të ATK-së

Kërkohet paraburgim për marrje ryshfeti të një zyrtari të ATK-së

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo është bërë pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe për S.S., nga Novi Pazari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.

“I dyshuari Q.M., inspektor i ATK në Mitrovicë, dyshohet se me datë 24 prill 2024, në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej njëqindetridhjetepesë (135) euro, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”.

“I dyshuari S.S., dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jepë dhuratë personit zyrtar shumën prej 135 euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”, thuhet në njoftim.

Seanca dëgjimore për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pritet të mbahet ditën e premte, datë 26 prill 2024, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. ​

Shpërndaje në: