Kërset “dajaku” në një familje në Lipjan: Vjehrri dhe kunati sulmojnë çiftin

Kërset “dajaku” në një familje në Lipjan: Vjehrri dhe kunati sulmojnë çiftin

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë.

Sipas policisë, rasti është lajmëruar nga reja, që policisë i tha se ajo së bashku me burrin e saj janë sulmuar nga vjehrri dhe kunati.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan  30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: