Këshilltari i Kurtit i bën presion Kushtetueses: A është e mundur kjo?!!!

Këshilltari i Kurtit i bën presion Kushtetueses: A është e mundur kjo?!!!

Përkundër që Gjykata Kushtetuese ka marrë një mori vendimesh që i ndihmonin Vetëvendosjes dhe kauzave të saj, kjo parti vazhdon sulmet dhe presionin ndaj saj. 

Kësaj here është këshilltari politik i Kurtit sa ky i fundit kryeministër ai që i ka bërë presion Kushtetueses lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të deputetit Etem Arifi.

Driton Tali ka thënë se tashmë janë bërë katër muaj e gjysmë që nga kërkesa e parashtruar – dhe ende gjykata nuk ka dhënë një vlerësim.

“Gjykata Kushtetuese jo por Gjykata e Hashim Thaçit!!!” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Parmbrëmë një gazetë kosovare raportoi se tashmë Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që e vlerësonte si anti-kushtetues votimin e deputetit Arifi – gjë që potencialisht mund të çojë edhe në rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sidoqoftë, mbrëmë vetë Gjykata Kushtetuese doli me një deklaratë se nuk kishte marrë vendim për një gjë të tillë.

Statusi i plotë: 

Gjykata Kushtetuese jo por Gjykata e Hashim Thaçit!!!

Qe më shumë se katër muaj e gjysëm, nga 11 qershori, një kërkesë të parashtruar nga partia më e madhe në vend, ku ashiqare shihet se deputeti Etem Arifi votoi antikushtetutshëm, nuk është në gjendje ta vlerësojë?!

Merre me mend?!

A është e mundur kjo?!!!

Shpërndaje në: