Këshilltari i Kurtit nga Shqipëria nuk ia di as emrin Adem Jasharit: Fyen rëndë kundërshtarët

Këshilltari i Kurtit nga Shqipëria nuk ia di as emrin Adem Jasharit: Fyen rëndë kundërshtarët

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, ka bërë një tjetër status fyes në profilin e tij në Facebook pak para se të votohet qeveria e re e Kosovës. 

Ai ka quajtur kundërshtarët politikë “fundërrina”, ndërsa ka akuzuar presidentin Thaçi se i ka “1 milionë përgjime të qytetarëve”.

Natyrisht, prokuroria e vendit do të duhej të merrej me këto deklarata të këshilltarit politik të kryeministrit të vendit për informacionet që disponon apo nuk disponon, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Hoxha nga Shqipëria ka kritikuar edhe ata analistë që e akuzuan Vetëvendosjen për keqpërdorimin që po i bën figurës së Murat Jasharit dhe familjes Jashari në përgjithësi.

Në këtë rast, ai bën një huqje duke treguar se nuk i di as mbiemrin kësaj familjeje, duke e menduar “Jasharaj”. Prapashtesën “aj” e kanë shumica e familjeve nga rrafshi i Dukagjinit dhe qytetet si Istog, Deçan etj.

Kujtojmë se Familja Jashari është nga komuna e Skënderajt në Drenicë. /Periskopi 

Statusi i plotë: 

Habitshëm nuk funksonoi inçizimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, nuk funksionon as në mbledhjen e diskutimit të Gjykatës Kushtetuese. Thaçi ama i ka 1 milion përgjime të qytetarëve. E ka bërë zakon të përgjojë qytetarët e jo të regjistrojë diskutimet ku mercenarët e tij e shkatërrojnë Republikën. Natyrisht që fundërinave iu ka ardhë fundi, e në fundin e tyre duan ta marrin me vete dhe Kosovën.
E na dalin këta që e kanë shpërdoruar Kosovën dhe institucionet e saj më të lartë e na thonë se po e keqpërdorim figurën e Jasharajt.
Këta që thanë nëpër tru të tyre për 20 vite: “Bac u kry ! Ta vramë ëndrrën!”

Shpërndaje në: