Kështu i thonë ‘lamtumirë’ Challandesit të shkarkuar Berisha, Aliti e Shala

Kështu i thonë ‘lamtumirë’ Challandesit të shkarkuar Berisha, Aliti e Shala

Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Herolind Shala kanë reaguar pas shkarkimit të Bernard Challandesit nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Tekniku zviceran u shkarkua para afro dy orëve në një konferencë për shtyp nga FFK.

Pas Berishës, ishin tre futbollistët e Kosovës, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Herolind Shala që e falënderuan Challandesin për punën.

“Faleminderit për të gjitha trajner, të urojë më të mirat në aventurën tjetër në jetë”, shkroi Valoni.

Ndërsa, mbrojtësi Fidan Aliti gjithashtu i uroi sukses teknikut zviceran.

“Të urojë më të mira në hapin tjetër të jetës”, shkroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fidan Aliti (@fidanaliti)

Ndërkohë, mesfushori Herolind Shala e vlerësoi si kënaqësi punen me Challandes.

“Faleminderit për eksperiencën e mirë dhe emocionet. Ishte kënaqësi të punosh me ty trajner. Të urojë më të mirat”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Herolind Shala (@herolindshala)

Ndërkohë, ende nuk dihet kush do jetë pasuesi i Challandes.

 

 

Shpërndaje në: