Kështu nuk i keni parë kurrë, Sabriu këndon së bashku me Nerën (Video)

Kështu nuk i keni parë kurrë, Sabriu këndon së bashku me Nerën (Video)

Ai padyshim mbetët njëri ndër këngëtarët më të dashur në skenën muzikore.

Sabriu përveç muzikës së mirëfilltë që bën edhe në këtë moshë, ai shumë herë ka qenë i përfolur në mediet rozë për shkak të dashurisë e kujdesit që ka ndaj familjes, posaçërisht ndaj Nerës bashkëshortes së tij.

Sabriu së bashku me Nerën mbrëmë kanë qenë të ftuar në një festë ditëlindje.

Nga kjo festë është publikuar një video në Instastory ku Sabiru shihet duke kënduar së bashku me Nerën.

Në një moment teksa edhe Nera këndon së bashku me të, ajo në mënyrë përkëdhelëse ia mëshon me dorë në faqe Sabriut.

Sabriu e Nera janë njëri ndër çiftet më të ëmbël të estradës.

Ndryshe, “Albanese”, është projekti i fundit nga Sabriu. Por ai nuk do të ndalet me kaq.

Express merr vesh se Sabriu së shpejti do ta publikojë një baladë të re, të cilën ka vendosur ta titullojë ‘Shihemi’.

Shpërndaje në: