Kështu u përgjigjet Talat Xhaferi atyre që e kundërshtuan flamurin kombëtar

Kështu u përgjigjet Talat Xhaferi atyre që e kundërshtuan flamurin kombëtar

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka folur pas reagimeve të shumta për vendosjen e flamurit shqiptar në zyrën  e tij, duke thënë se askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga ky simbol kombëtar i shqiptarëve.

“Mendoj se askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga flamuri, sepse ai është simbol i joni, i përkatësisë sonë, dhe në aspekt institucional mendoj se flamuri gjendet në vendin e duhur ku edhe i takon të jetë ngaqë të gjithë ne identifikohemi me atë gjatë bartjes së funksionit të caktuar”, kështu është shprehur kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistën e Nova TV-së duke reaguar në një numër të madh të reagimeve për vënien e flamurit shqiptar dhe atë të Bashkimit Evropian në kabinetin e tij.

Ai shtoi se i kupton të gjitha reagimet por pas ndodhive të 27 prillit (kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë, deputetë e gazetarë) konsideron se të gjithë duhet të kuptojmë se “as flamuri e as programet politike të partive shqiptare nuk janë ata të cilat ndikojnë në jetën politike në Maqedoni, sepse janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk cenojnë asgjë”, tha Xhaferi.

 

Shpërndaje në: