Këta janë 5 më të votuarit e AAK-së

Këta janë 5 më të votuarit e AAK-së

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë  numëruar 913 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 35,71%, raporton Periskopi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), këta janë pesë kandidatët më të votuar.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka marrë 13 mijë e 197 vota.

Daut Haradinaj ka gjithsejtë 8 mijë 52 vota.

Në vendin e tretë është Besnik Tahiri me 7 mijë 927 vota.

Kurse, në vend të katërt është Bekë Berisha më 5 mijë e 919 vota.

Ndërsa, në vend të pestë është Time Kadrijaj me 5 mijë e 398 vota./Periskopi/

Shpërndaje në: