Këta janë golashënuesit më të mirë në Evropë deri më tani

Këta janë golashënuesit më të mirë në Evropë deri më tani

Sezoni 2025/2026 ka nisur me ritëm të lartë në kampionatet kryesore evropiane dhe sulmuesit më të mirë po tregojnë menjëherë formën e tyre përpara portës.

Disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror po kryesojnë listën e golashënuesve.

Harry Kane po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich.

Sulmuesi anglez ka shënuar 18 gola në 14 ndeshje, duke qenë aktualisht më i miri në Evropë për nga numri i golave.

Pas tij renditet Erling Haaland, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Manchester City, me 17 gola në 16 ndeshje.

Ndërkohë, Kylian Mbappe ka nisur shumë mirë aventurën e tij me Real Madridin, duke u bërë një nga pikat kryesore të sulmit.

Në listën e golashënuesve më të spikatur janë edhe Ayase Ueda, Vangelis Pavlidis, Luis Suarez dhe Ferran Torres, të cilët po japin kontribut të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Sezoni sapo ka filluar, por gara për golashënuesin më të mirë të Evropës pritet të jetë shumë interesante, transmeton telegrafi.

Golashënuesit më të mirë në Evropë

1. Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) – 18 gola në 14 ndeshje (1,087 minuta)

2. Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) – 18 gola në 16 ndeshje (1,315 minuta)

3. Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 17 gola në 16 ndeshje (1,377 minuta)

4. Kylian Mbappe (26 vjeç / Real Madrid / Francë) – 17 gola në 17 ndeshje (1,488 minuta)

5. Vangelis Pavlidis (27 vjeç / Benfica / Greqi) – 13 gola në 14 ndeshje (1,164 minuta)

6. Ayoub El Kaabi (32 vjeç / Olympiakos / Marok) – 12 gola në 14 ndeshje (1,148 minuta)

7. Luis Suarez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) – 11 gola në 14 ndeshje (1,156 minuta)

8. Mason Greenwood (24 vjeç / Olympique de Marseille / Angli) – 11 gola në 15 ndeshje (1,224 minuta)

9. Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) – 11 gola në 15 ndeshje (1,304 minuta)

10. Ferran Torres (25 vjeç / FC Barcelona / Spanjë) – 11 gola në 16 ndeshje (1,023 minuta)/Periskopi/

Shpërndaje në: