Këta janë kandidatët e LDK-së që morën më pak se 75 vota
Në KQZ janë procesuar mbi 10% e votave të numëruara të kandidatëve për deputet.
Sipas votave të deritanishme, tre deputetë të LDK-së kanë marrë më pak se 80 vota.
Roni Kosmann ka 74 vota, Gafurr Ibrahimi me 70 vota dhe Nafie Rusinovci me 68 vota
Ndryshe, Lumir Abdixhiku, kreu i partisë, është i pari me 7 mijë e 199 vota, pas tij, vjen nënkryetarja Hykmete Bajrami, e cila u votua nga 4 mijë e 541 qytetarë, ndërsa i treti është djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, që mori 3 mijë e 920 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje, më 28 dhjetor./Periskopi/




