Këta janë kandidatët të cilëve iu hoqën vota në Malishevë, s’mungon as Fetah Paçarizi

Këta janë kandidatët të cilëve iu hoqën vota në Malishevë, s’mungon as Fetah Paçarizi

Hetimi për manipulim me votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 është zgjeruar në gjithë Kosovën. Pas aksionit në Prizren, sot është zhvilluar operacion edhe në Malishevë, ku Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndërmarrë veprimet hetimore për intervistimin e 50 komisionerëve.

Urdhër për ndalim akoma s’është marrë, por të dyshuarit do të përballen me dyshimet për keqpërdorime.

Por cili është rezultati pas rinumërimit ne këtë komunë, ku tashmë është përmbyllur procesi?

Nga LVV, katër kandidatët, të cilëve u janë hequr më së shumti vota janë Valon Hoti, Gani Krasniqi, Adnan Rrustemi dhe kreu i partisë, Albin Kurti, raporton Klankosova.tv

Kandidatët e Nismës, subjektit politik që doli i dyti në këtë komunë, por megjithatë s’e kaloi pragun, të cilëve iu minusuan vota janë Vesel Krasniqi, Besjanë Mazreku, Xhevahire Izmaku dhe Mevludin Krasniqi.

Vota të dyshimta u larguan edhe nga rezultatet e kandidatëve të PDK-së.

‘Kampioni’ në nivel vendi, Fetah Paçarizi, në Malishevë ka 728 vota më pak se sa iu shënuan në numërimin e parë, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Mospërputhje janë gjetur edhe te disa emra të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gëzim Hazrolli, Lumir, Abdixhiku, Xhavit Uka dhe Esra Myrtezani, janë kandidatët që kanë nga 22 deri në 340 vota minus.

Shpërndaje në: