Këta janë pesë kandidatët e PDK’së me më së paku vota deri tani
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 2 mijë e 443 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 95,54%, raporton Periskopi.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këta janë pesë kandidatët që kanë marrë më së paku vota.
Në vendin e parë është kandidatja Dafina Broqi më 911 vota.
Në vendin e dytë është ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili ka gjithsejtë 1 mijë e 209 vota.
Kurse, në vendin e tretë është, Agron Pacarizi, më 1 mijë e 434 vota.
Në vendin e katër është, Mustafë Krasniqi, më 1 mijë e 476 Vota
Ndërsa, në vendin e pestë është, Antigona Gashi, 1 mijë e 527 vota./Periskopi/




