Këta janë pesë kandidatët e PDK’së që po prijnë me vota

Këta janë pesë kandidatët e PDK’së që po prijnë me vota

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 913 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 35,71%, raporton Periskopi.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këta janë pesë kandidatët më të votuar, raporton Periskopi.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë 59 mijë e 859 vota

Në vendin e dytë është Arian Tahiri 28 mijë e 422 vota.

Kurse, në vendin e tretë është Përparim Gruda më 26 mijë e 523 vota

Në vendin e katër është Uran Ismaili më 20 mijë e 805 vota.

Ndërsa, në vendin e pestë është Sala Jashari më 18 mijë e  865 vota./Periskopi/

Shpërndaje në: