Këta janë tetë personat e arrestuar në Malishevë nën dyshimet për manipulim me vota

Këta janë tetë personat e arrestuar në Malishevë nën dyshimet për manipulim me vota

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjakovës të mërkurën policia i arrestoi tetë persona në Malishevë.

Arrestimi u krye nën dyshimet personat në fjalë kishin keqpërdorë detyrën në procesin zgjedhor.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë Denis Zogaj, Fatime Krasniqi, Elton Hoti, Besa Krasniqi Mazreku, Arber Kastrati, Kujtim Bytyqi, Albesa Krasniqi dhe Nderim Bytyqi

Ndonëse prokuroria ka bërë kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit, gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të dyshuarit.

Insajderi do t’iu mbajë të informuar edhe me detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e të dyshuarëve./Periskopi

Rreth 30 “manipulues të votave” po intervistohen në Prizren

Shpërndaje në: