Këtë herë në Odën e Librit vjen “Njeriu i revoltuar”

Këtë herë në Odën e Librit vjen “Njeriu i revoltuar”

“Njeriu i revoltuar” është libri i radhës që do të diskutohet në Odën e Librit më 28 shkurt në Bibliotekën Kombëtare.

Takimi që do të fillojë nga ora 17:00, është i hapur për të gjithë lexuesit e dashamirët e librit.

Eseja “Njeriu i revoltuar” e autorit Albert Kamy u botua në vitin 1951 dhe trajton ndër të tjerash ideologjinë marksiste në Rusinë sovjetike, shkruan Periskopi.

Si zakonisht, libri për diskutim është zgjedhur nga shumica e anëtarëve të Odës së Librit.

Oda e Librit është koncept i klubit të librit që mbahet çdo muaj në Prishtinë, si bashkëpunim mes organizatës jo qeveritare “ETEA” dhe qendrës “Termokiss”.

Sipas organizatorëve, Oda e Librit mëton ta zhvillojë shprehinë e leximit, kulturën e debatit, mendimin kritik dhe të promovojë shkrimtarët e rinj shqiptarë.

Së fundmi, OJQ “ETEA” ka filluar ta organizojë Odën e Librit edhe në Ferizaj, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada”./ Periskopi/

Shpërndaje në: