Këto janë ilaçet natyrale që mbajnë mushkonjat larg

Periskopi.com Fun

Ndërsa zhiva e termometrit shkon afër ngjyrës së kuqe dhe nxehtësia që vazhdon për ditë të tëra, është e sigurt që mushkonjat do të kërcejnë nëpër shtëpitë tona. Nëse nuk doni të përdorni kimikate për t’i larguar ato, natyra është kujdesur t’ju pajisë me armët e saj kundër mushkonjave.

Mbase keni dëgjuar për aftësinë e borzilokut për të larguar insektet e vogla, si dhe citronelën, era e fortë e së cilës mban mushkonjat larg. Epo, përtej kësaj ka disa bimë që mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër këtyre insekteve të vogla të bezdisshme.

Livanda: Përveç vetive relaksuese dhe aromës së mrekullueshme, livanda përmban rreth 25% linaol, një substancë aromatike jotoksike, e aftë të ngatërrojë mushkonjat në mënyrë që ato të mos njohin erën e njeriut.

Lulemjalti: Preferohet nga shumë njerëz, për shkak të erës së ftohtë dhe si limon. Fërkoni disa gjethe në lëkurën tuaj (rreth kyçeve ose prapa veshëve) dhe lërini mushkonjat t’ju kërkojnë. Pse? Lulemjalti përmban një përqindje të madhe të përbërësit citronella, aroma e së cilës mund të bëhet shumë e pakëndshme për mushkonjat.

Shebojë: Shumica prej nesh i pëlqejnë shumë sidomos nga ngjyra e ndezur portokalli, por këto bimë mund të jenë shumë efektive kundër mushkonjave. Ato përmbajnë pirrethrum ose pirethrin, një përbërës i përdorur në shumë ilaçe kundër insekteve, aroma e të cilave i largon mushkonjat.