Këto ushqime duhet t’i hani për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme

Këto ushqime duhet t’i hani për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme

Reduktimi i disa ushqimeve mund të përmirësojë shëndetin tonë të përgjithshëm dhe veçanërisht atë të zemrës.

Ekspertët shëndetësorë kanë këshilluar që mishin e viçit ta zëvëndësoni me mish pule, sepse është më i shëndetshëm për zemër.

Nëse dëshironi të hani ndonjë hamburger, këshillohet që edhe atë ta hani me mish pule.

Por, edhe kur hani pulë duhet të keni kujdes që ta piqni mirë atë dhe jo vetëm ta skuqni, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Edhe patatet janë një ushqim shumë i mirë për zemër, por jo të skuqura, edhe ato kur t’i piqni mirë.

Sipas ekspertëve shëndetësorë është mirë që ta evitoni sa më shumë gjalpin, për të pasur zemër më të shëndetshme.

Një tjetër gjë që mund të konsumoni sepse bën mirë për shëndetin e zemrës është edhe kosi, sidomos kosi i cili qëndron në frigorifer, pra që është më i ftohtë.

Shpërndaje në: