KFOR-i dhe policia në Zveçan për betimin e kryetarit, Lista Serbe bëhet gati
Rreth një orë para mbajtjes së seancave inaguruese në komunat veriore të Kosovës, anëtarët e Listës Serbe janë parë duke u përgatitur në hapësirat e partisë që ndodhet afër komunës së Zveçanit.
Ndërkohë, para objektit komunal është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe e pjesëtarëve të KFOR-it, me qëllim të sigurimit të rendit dhe qetësisë gjatë procesit.
Sot pritet që në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të mbahen seancat inauguruese, ku kryetarët e rinj nga Lista Serbe do ta marrin përsëri pushtetin lokal.

Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës



