Khabib: Mund të çmendem dhe të rikthehem nga pensionimi, të nesërmes nuk i dihet

Khabib: Mund të çmendem dhe të rikthehem nga pensionimi, të nesërmes nuk i dihet

Khabib Nurmagomedov mendon se nuk do të kthehet më në UFC, por ka lënë të hapur derën në rast se ‘çmendet’.

Nurmagomedov, 33 vjeç, vlerësohet si njëri prej luftëtarëve më të mëdhenj në historinë e MMA dhe u pensionua nga sporti në tetor të vitit të kaluar si i pamposhtur me 29 fitore dhe asnjë disfatë.

Vetëm katër muaj paraprakisht, babai dhe mësuesi i tij, Abdulmanap, kishte vdekur.

Nurmagomedov ka thënë se u pensionua në kohën e përkryer dhe se vendimi ishte shumë i mirë.

Luftëtari rus zbuloi se presidenti i UFC-së, Dana White, i kishte kërkuar të kthehej në kafaz para dy muajve.

I pyetur tani nëse ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë, Nurmagomedov u përgjigj: “Jo, nuk mendoj se do të ndodhë. Nuk e di nëse mendja ime ndryshon dhe unë çmendem paksa, ne nuk e dimë kurrë se çfarë do të ndodhë nesër”.

“Tani unë nuk jam i dehur në jetën. Jam mirë, falë Zotit”, shtoi ai.

 

Shpërndaje në: