‘Khabib mund të ndeshet me fituesin e meçit mes Conor McGreogirt dhe Dustin Poirierit’

‘Khabib mund të ndeshet me fituesin e meçit mes Conor McGreogirt dhe Dustin Poirierit’

Khabib Nurmagomedov mund të rikthehet nga pensionimi për një meç të fundit, me shumë gjasë të ndeshet me fituesin e meçit mes Conor McGregorit dhe Dustin Poirierit, thotë Dana White.

32-vjeçari u pensionua në tetor të vitit 2020 pas ecurisë më të gjatë pa humbje në histori të MMA, një rekord prej 29 fitoreve dhe asnjë humbjeje, transmeton Periskopi.

Deri në kohën e pensionimit, ai renditej si numri 1 në kategorinë e burrave dhe ishte emëruar si luftëtari numër 1 në kategorinë e lehtë nga ‘Fight Matrix’.

Por luftëtari i suksesshëm mund të rikthehet në oktagon, sipas presidentit të UFC-së, Dana White.

”Mendoj se ekziston një mundësi e mirë që ai të rikthehet,” u shpreh fillimisht White.

”Babai i tij dëshironte që ai të shkonte 30-0, super emocional pas luftës së fundit, ka kaluar nëpër shumë gjëra.

”Kështu që mendoj se ai do ta bëjë. Asgjë nuk është e kryer. Nëse do të më duhej të vëja bast – dhe unë jam njeri i basteve – do të vëja bast për rikthim.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: