Kiamet te Shqipëria: Mbeten pa asnjë sulmues

Kiamet te Shqipëria: Mbeten pa asnjë sulmues

Një lajm i keq vjen për Shqipërinë nga grumbullimi në Tropikal. Sulmuesi i vetëm kualitativ i qendrës që Panucci ka thirrur, Armando Sadiku, është dëmtuar dhe ka lënë në mes stërvitjen.

Kështu futbollisti i Luganos ka ndierë shqetësime fizike, që e kanë detyruar të lërë para kohe stërvitjen. Një gjëndje alarmi tashmë te Shqipëria, që nuk e ka një tjetër zëvendësues të Sadikut.

Ftesa për të grumbulluar Manajn është refuzuar në ditën e djeshme, pasi ky ishte vendimi i Albacetes me të drejtë. Ajo që shpresohet është se Sadiku do të jetë i gatshëm për Turqinë, por për këtë na duhet të presim.

Shpërndaje në: