Kica Xhelili: “Hajde nale” Xhelalin se e “shashtrisi” një simbol i LDK-së

Kica Xhelili: “Hajde nale” Xhelalin se e “shashtrisi” një simbol i LDK-së

Doarsa Kica-Xhelili ka bërë një postim duke kritikuar gjestin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e ndali dhe e fotografoi pa leje një aktivist të LDK-së, që në veshjen e tij mbante një llogo të vogël të partisë.

Kur aktivisti i LDK-së i kërkoi të mos e fotografonte, Sveçla i ishte përgjigjur me arrogancë “Hajde nalem”, transmeton Periskopi.

Deputetja e LDK-së tha se një simbol e “shashtrisi” ministrin në detyrë.

Postimi i plotë:

“Hajde nale” Xhelalin se e “shashtrisi” një simbol i LDK-së.
Fatkeqësisht, këta janë të gjithë një kallëp mendimi: arrogant, ndjehen se janë mbi Kushtetutë e mbi ligj, dhe “hajde nali” nëse mundesh, në fjalët e Xhelal deputetit / ministrit ilegjitim.
Ndjenja e tij se ai ekzekuton ligje personalisht dhe nuk i nënshtrohet kurrfarë procedure, duke shkelur ligje tjera vetëm për hir të kapadaillëkut të tij, është FIKS mendësia që përfaqësojnë këta.
TË DOBËT!
Doarsa R. Kica.

Shpërndaje në: