Kina sanksionon Pelosin pas vizitës së saj në Tajvan

Kina sanksionon Pelosin pas vizitës së saj në Tajvan

Ministria e Jashtme e Kinës ka njoftuar se do të sanksionojë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pas vizitës së saj në Tajvan, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Vizita e panjoftuar e Pelosit drejt ishullit ka rritur tensionet, me Kinën që ka nisur manovra të mëdha ushtarake afër Tajvanit.

Pelosi është politikanja më e lartë e ShBA-së që ka vizituar Tajvanin në 25 vitet e fundit.

Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruajtur si “tërësisht provokative” përgjigjen e Kinës ndaj vizitës së Pelosit. /Periskopi/

Shpërndaje në: