Kinë, 10 të vdekur dhe 13 të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës

Kinë, 10 të vdekur dhe 13 të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës

Të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën dhe 13 janë zhdukur nga rrëshqitjet e tokës të cilat në jug të Kinës u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm.

Gazeta kineze “China Daily” njoftoi se reshjet e dendura prej disa ditësh shkaktuan një numër rrëshqitjesh të tokës në rajonin autonom Guangxi Zhuang, si dhe në krahinat Hian, Guichou dhe Guangdong. Në rajonin e prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet janë kërcënuar rreth 30 mijë banorë.

Sipas raporteve të para të Mbrojtjes Civile kineze, të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën dhe 13 janë zhdukur nga rrëshqitjet e tokës. Reshjet prej disa ditësh në jug të Kinës deri më tani kanë shkatërruar pothuajse plotësisht të mbjellat në 20.000 hektarë tokë bujqësore. Janë shkatërruar dhe mbi 1400 njësi banimi.

Dëmet materiale vlerësohen në 227 milionë jen kinez (afërsisht 42 milionë dollarë). Mbrojtja civile dhe shërbimet e shpëtimit gjatë 24 orëve janë në terren dhe u ofrojnë ndihmë banorëve të zonave të prekura.

Shpërndaje në: