Kishin lidhje jashtëmartesore, 52-vjeçari vret me thikë 29-vjeçaren në Itali

Kishin lidhje jashtëmartesore, 52-vjeçari vret me thikë 29-vjeçaren në Itali

Një krim I rëndë ka goditur Italinë.

Pamela Gelmini, 29-vjeçare është vrarë brutalisht me thikë në banesën e saj në lagjen “Gorla” në Milano, nga Ganluca Sonci, 52-vjeçar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Via Iglesias, ndërsa fqinjët e alarmuar nga britmat e viktimës kanë njoftuar policinë, shkruan JOQ, transmeton Periskopi.

Sipas hetimeve paraprake, dyshja kishin një lidhje jashtëmartesore, të cilës viktima i kishte dhënë fund. Pas krimit, autori tentoi të vetëvritej duke u plagosur në fyt dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Niguarda.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Shpërndaje në: