Kjo do të jetë shuma financiare që do të marrë Tare tek Milan brenda një viti

Kjo do të jetë shuma financiare që do të marrë Tare tek Milan brenda një viti

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar dje afrimin e drejtorit të ri sportiv dhe ai është shqiptari, Igli Tare.

Ish lojtari i kombëtares së Shqipërisë luajti në Serie A për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion, ai e filloi karrierën e tij si drejtor te Lazio menjëherë pas daljes në pension në vitin 2008.

Ndër detyrat e para për Taren do të jetë zgjedhja e një trajneri të ri, pasi Sergio Conceicao nuk pritet të qëndrojë përtej fundit të këtij sezoni. Përveç kësaj, Tare do të ketë një punë të madhe edhe tek merkato e futbollsitëve, me shumë ndryshime që do të bëhen tek skuadra italiane.

Sa i përket pagës së tij tek ‘Rossonerët’, Igli Tare do të marrë rreth 800 mijë euro brenda një vit./Periskopi/

Shpërndaje në: