Kjo është deklarata skandaloze që i kushtoi Panuccit me largim nga puna

Kjo është deklarata skandaloze që i kushtoi Panuccit me largim nga puna

Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares së Shqipërisë

Christian Panucci erdhi me shumë bujë te Shqipëria në vitin 2017, por ai ishte larg pritshmërive dhe humbja e mbrëmshe nga Turqia në Shkodër[2-0] bëri që FSHF ta shkarkojë trajnerin italian, raporton Periskopi.

Panucci pas humbjes nga Turqia në konferencën për shtyp tha se ‘Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk’ dhe kjo deklaratë e tij vetëm pak orë më vonë i kushtoi me largim nga puna.

“Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës apo trajnerit, kur loja dhe rezultatet janë të dobëta. Dorëheqjen nuk e jap. Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk”, ka thënë Panucci pas ndeshjes me Turqinë.

Ndryshe, në takimin e radhës të Shqipërisë ndaj Andorrës në transfertë, që do të luhet ditën e hënë, në krye të stolit kuqezi do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema./PERISKOPI/

Shpërndaje në: