Kjo është harta e vendeve që kanë probleme me Facebook dhe Instagram

Kjo është harta e vendeve që kanë probleme me Facebook dhe Instagram

Që prej orës 17:30 në të gjithë botën rrjetet sociale kanë pësuar një problem.

Në Facebook, Instagram dhe Messenger nuk mund të publikohet asgjë dhe ky problem ka shqetësuar tv gjithë botën. Sapo mundohesh të publikosh diçka në ekranin e kompjuterit apo aparatit tuaj celular shfaqet tabela error e sistemit me këtë mesazh:

“Oops… Diçka nuk shkon. Ne po punojmë për ta rregulluar sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ende është e paqartë se çfarë po e shkakton këtë ngërç dhe i vetmi burim komentesh aktualisht është bërë Tëitter, i vetmi që funksionon normalisht.

Zonat ku nuk punojnë këto rrjete sociale:

 

Shpërndaje në: