Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp.

Burime diplomatike informojnë se pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023, raporton Noa.

Katër kolonat e nënshkrimit:

1. Rritje ekonomike punësim 2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik 3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë 4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: